3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Për BE’në: Me shpresu që Vuçiq kthehet kah Evropa është njësoj si me prit që shelnja bën rrush

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Bashkimi Evropian e ka parë tash e shumë vjet Vuçiqin si aleat të saj. Madje, ky mekanizëm kishte filluar ti akuzojë në vazhdimësi liderët kosovarë për mungesë bashkëpunimi me të, për sabotim të dialogut e për plot devijime nga kursi evropian. Ishin pirë nga rrënat e Vuçiqit.

Por, ndërkohë ndodhi Iufta në Ukrainë. Ata u çuditën kur i vetmi vend evropian jashtë ish BRSS’së që nuk i vendosi sanksione Rusisë ishte Serbia. Nuk mundën ta besojnë për muaj të tërë që kjo po ndodhte.

Vuçiq qahej para tyre që s’mund ta bëjë njëherë për shkak të lidhjes emocionale të serbëve me rusët, pastaj për shkak të historisë e plot gjanave.

- Advertisement -

Ndërkohë, në Nish po fortifikohej baza ruse e mbushur spiunë e sabotatorë rusë, të gatshëm për ta destabilizuar Ballkanin. Të njëjtën kohë, avionë e lloj lloj armatimesh ruse vinin nga Rusia për ushtrinë serbe.

Vuçiq vazhdon të luajë me kartën e BE’së dhe e bën me zgjuarsi. Madje, ka arritur ta intrigojë edhe Amerikën, që po u josh fort, do ta braktiste Rusinë.

Por, këto janë vetëm mashtrime të Vuçiqit, një ish ministër i Millosheviçit, me të cilin kanë vetëm frizurat e ndryshme. Slloba ishte edhe më i thinjur. Pra, iu dallojnë vetëm qimet, por jo edhe zakonet. Ato i kanë të njëjta.

- Advertisement -

Në këto rrethana, me pritë që Vuçiq e ndërron kursin dhe rreshtohet kah përendimi është njësoj si me pritë që shelnja bën rrush.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -