19.2 C
Pristina
23 Shtator, 2020 - 16:58

Për 15 milionë euro, Serbia i referohet Kosovës si shtet

15 milionë euro është importi i Serbisë në Kosovë, që nga 1 prilli kur është vendosur reciprociteti me këtë shtet.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, tha se këto shifra mund të ndryshojnë në ditët e ardhshme.

Stavileci shtoi se nga hyrja në fuqi e reciprocitetit kanë parë një import të ulët, por se ky numër ka filluar të rritet.

“Po që nga heqja e masës prej 100 për qind nga data 1 prill e këtij viti, e deri më tani, ne kemi import rreth 15 milionë euro të produkteve me vlerë nga Serbia, që do të thotë se në fillim të muajit prill ne kemi parë një import më të ulët, deri sa me kalimin e ditëve ky import ka nisur duke u rritur”, tha ai.

Nga Serbia pos industrisë së ushqimit, hyjnë edhe medikamentet. Stavileci thotë se disa prej tyre kanë qenë donacione, ndërsa pjesa tjetër import komercial.

“Medikamentet janë duke hyrë nga vendet tjera por edhe nga Serbia kemi pasur import të medikamenteve, normalisht një pjesë kanë qenë edhe donacione dhe një pjesë kanë qenë importe komerciale, por sidoqoftë, trendi kryesorë nga Serbia është industria ushqimore”, u shpreh ai për EO.

Stavileci ka thënë se importet nga Serbia kanë dokumentacion të rregullt dhe se i referohen Kosovës me si shtet dhe janë në përputhje me Kushtetutën.

“Në fillim të muajit prill, pas heqjes së tarifës 100 për qind, ne kemi parë disa importe nga Serbia të cilët kanë pasur probleme me dokumentacion, derisa me kalimin e kohës, të gjitha importet që zhvillohen në Kosovë nga Serbia janë në rregull me dokumentacionin të cilën ata e dorëzojnë te dogana e Kosovës. Nuk mund të themi se kemi parë ndonjë rast ku ka importe jo të rregullta apo ku ka terme që nuk i referohen Kosovës ashtu siç duhet”, u shpreh ai.

Të fundit

Serbët po gëzohen që i ndreqën punët me Amerikën, Brnabiq: Nisi epokë e re

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se një epokë e re është hapur në marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis Serbisë dhe Amerikës dhe se,...

Greqia befason, i thotë PO Kosovës për vizat

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ia ka konfirmuar kryediplomates së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla mbështetjen për përmbylljen e procesit të liberalizimit të...

Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë ka...

Arben Vitia: Ndihem keq për vdekjen e Agon Musliut, e kam të vështirë por ai s’kishte asnjë dokument për gjendjen e tij

Ish-ministri Arben Vitia po dëshmon në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Ai nga anëtarët e komisionit është pyetur edhe për vdekjen e...

Të tjera nga rubrika