18.1 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Pensionisti ukrainas rrëzon avionin rus me pushkën personale të gjuetisë (Pamje)

Një pensionist ukrainas raportohej sot se ka rrëzuar një gjuajtës rus Su-34 me pushkën e tij të gjuetisë, duke bërë që mjeti i kushtueshëm ajror të binte drejt tokës në një spirale rrotullimesh.

- Advertisement -

Valeriy Fedorovych hapi zjarr kur avioni armik po fluturonte mbi Chernhiv, tha Shërbimi Kufitar i Ukrainës.

Ai pretendon se e qëIIoi avionin që fluturonte, dhe në pamje të qarkulluara më pas, shihej mjeti që binte drejt tokës.

Shërbimi i rojeve kufitare tha se kishte nderuar më pas pensionistin me medalje heroizmi.

- Advertisement -

Në pamje të shpërndara nga agjencia shihej Fedorovych që ecte krenar me pushkën e tij mbi supe, mes qytetit thuajse të shkatërruar.

Ndërkohë në vend vijojnë përplasjet mes njësive ushtarake si dhe sulmet ndaj zonave civile që kanë shkaktuar largimin e miliona ukrainasve nga vendi.

Dy ditë më parë Ukraina ka shpallur një ofensivë ndaj zonave të kapura nga Rusia në lindje që ka sjellje të tjera vrasje te pergjekshme e humbje jete nga të dyja palët në rajonin e Donetsk.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -