29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Peci: 200 ton speca somborkë prodhim vendor do të nisen për eksport në Suedi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se sot po përgatiten 200 ton speca somborkë prodhim vendor për eksport në Suedi.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka publikuar pamje nga përgatitja për eksport.

Ai ka thënë se prodhimet vendore përfaqësojnë cilësinë në raftet e dyqaneve në mbarë Bashkimin Evropian.

Ministri ka njoftuar se Mehdi Bresilla nga fshati Llugaxhi i Komunës së Lipjanit, po nisë dërgesën e parë në drejtim të Suedisë.

- Advertisement -

“Përvec specave 8.5ha dhe lakrës 1 ha, ai kultivon edhe: 5,2 hektarë me mollë, 9,3 hektarë me grurë, 8,7 hektarë me misër, dhe 2,2 hektarë me dredhëz (e tëra e dedikuar për eksport). Ai punëson 7 punëtorë të rregullt dhe reth 40 punëtorë sezonal duke i kontribuar zhvillimit ekonomik të vendit dhe forcimit të ekonomive familjare në rrethin ku jeton. Nga toka e Kosovës në sofër të Evropës”, ka shkruar ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -