5.3 C
Pristina
Sunday, April 21, 2024

PDK-ja e sfidon LVV-në, të gatshëm për zgjedhje të parakohshme

- Advertisement -

Sekretar elektoral i PDK-së, Betim Gjoshi, vlerëson se Qeveria Kurti ka qenë e dëmshme dhe se ato do t’i kenë vështirë t’i riparojnë edhe qeveritë e ardhshme që do të vijnë.

- Advertisement -

Ai shtoi se vendi ynë sot është nën sanksione pothuajse qe një vit, ka një stagnim ekonomik, po boshatiset çdo ditë nga të rinjtë, është i zhytur në korrupsion, ka ngritur shqetësim BE-ja që qindra mijëra kontrata njëburimore janë nënshkruar nga kjo qeveri dhe se në këtë situatë kryeministrit tani i mbetet lojë fjalësh.

“Ai sot është mirë të jep dorëheqje dhe të shkojë vendi në zgjedhje. Se a ka opozitë për të shkuar në zgjedhje, do të shihet. Ne jemi ata që në zgjedhjet lokale e kemi tkurrur. Sot ka më pak pushtet se që ka pasur çdo herë”.

- Advertisement -

Gjoshi më tej tha se mendon që qytetarët janë vetëdijesuar dhe se do t’i tregojnë vendin kreut të qeverisë.

“Ai e ka një sinjal të qartë që çdo ditë po tkurrët. Qytetarët e Kosovës janë të pakënaqur me qeverisjen e tij dhe ai mundohet që me një afat sa më të hershëm të shpëtojë diçka nga ajo që mund t’i zbehet çdo ditë e më shumë”, vlerësoi Gjoshi PDK-së.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -