8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Patrullimet e Policisë së Kosovës në Ujman, Lista Serbe: S’do ta dominoni veriun asnjëherë

Lista Serbe ka lëshuar sërish një reagim lidhur me patrullimet e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Përmes një komunikate për media, kjo listë ka ftuar varësit e Kurtit që të mendojnë mirë para se t’i mbështesin aktivitetet policore atje, të cilat i ka quajtur të paligjshme.

- Advertisement -

“Përpjekja e Albin Kurtit dhe ndihmësit të tij Xhelal Sveçla për të frikësuar popullin serb dhe për të pushtuar komunat tona me ndërtimin e paligjshëm të bazave për njësitë e tyre speciale, një udhëtim njëditor në liqen dhe sekuestrimin e pronave serbe në veri të Kosovës nuk do të kalojë. Edhe qindra forcat tuaja speciale nuk do të kenë sukses të trembin popullin serb. Ne do t’i mbrojmë pragjet tona dhe familjet tona. Të shumtë ishin ata që u përpoqën ta skllavëronin dhe ta pushtonin popullin serb dhe të gjithë e dimë se si shkoi. Prandaj ftojmë mentorët e Albin Kurtit që të mendojnë mirë para se të ofrojnë mbështetje për këto aktivitete të paligjshme. Populli serb dëshiron paqen, por edhe lirinë dhe nuk do ta lejojë veten të bëhet skllevër në komunat e tij, në vatrat e tij shekullore”, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, qeveria e Kosovës po kërcënon paqen në veri derisa ka shtuar se Kosova nuk do të dominojë asnjëherë atje.

“Mbani parasysh se ju jeni këtu në tokën tonë, se askush nuk ju ka thirrur, se duke rrëmbyer tokën serbe dhe duke keqtrajtuar popullin tonë, ju kërcënoni drejtpërdrejt paqen në këtë zonë dhe se kurrë nuk do të dominoni veriun e Kosovës”, përfundon komunikata.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -