Pas tërheqjes së rusëve, ukrainasit habiten kur në pozicionet e tyre gjejnë mitraIozin që u përdor gjatë Luftës së Parë Botërore

Në një video të publikuar nga ushtria ukrainase, shihet mitraIozi PM i njohur si Maksim.

Edhe pse ushtarët në videot shihen të habitur, mitralozi Maksim në shumë raste është përdorur në Iuftën e Ukrainës dhe atë nga të dyja palët, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Modeli i parë i mitraIozit Maksim ishte licencuar si model i prodhimit britanik dhe gjerman. Në Rusi prodhimi i modelit Maksim që fillimisht mori emrin e shpikësit Hiram Maksim, u prodhua në vitin 1904.

Por derisa modelet e para ishin punuar nga bronzi dhe peshonte 25 kilogramë, PM 1910 i modifikuar ishte plotësisht i punuar nga çeliku.

Për dallim nga mitraIozët GatIing, gjashtë tytat e të cilit ishin shpërndarë në formë rrethi dhe operohej manual, Maksim ka vetëm një tytë.

Më fjalë tjera, kur shkrepet një pIumb, tyta ndihmon në shtyrjen e pIumbit. Pra, nëse gishti ju ngec në këmbëzën, mund të shkrep deri në 250 pIumba radhazi.


PM 1910 përdor kaIibrin standard 7.62 milimetra. Njëjtë sikurse përdoret në pushkën automatike Kallashnikov AK-47.

Maksimi rus u prodhua në mënyrë masive nga 1912, dhe nuk shërbeu vetëm si armë për forcat e armatosura të Carit rus, por edhe për ushtarët gjatë Revolucionit të Tetorit dhe në Iuftën civile të Rusisë që pasoi më vonë.

Maksim është përdorur edhe në Luftën e Dytë Botërore edhe pse ishte lënë anash, për shkak të modernizimit dhe ardhja e armëve të reja si SG-43.