16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Pas takimit me presidenten, Escobar-Lajçak i trokasin në zyrën e Kurtit

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak, kanë arritur në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

- Advertisement -

Bashkë me ta është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Dyshja do të mbajnë takim me Kurtin, pas atij që e patën me presidenten Osmani.

Vizita e tyre vjen pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për targa në Bruksel dhe para se të fillojë zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente me Serbinë më 1 shtator.

- Advertisement -

Pas takimeve këtu, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë për në Serbi.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -