8.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pas shumë përpjekjeve, FSK nxjerr të gjallë edhe nënën e fëmijës që e shpëtoi në Turqi

- Advertisement -

Ekipet e FSK-së në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës 2-vjeçar që e shpëtuan disa orë më parë.

FSK ka njoftuar se operacioni disaorësh, ka përfunduar me sukses.

- Advertisement -

“Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar nga ekipet e FSK-së. Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, thuhet në njoftim.

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në fund.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -