17.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Pas rrëmbimit nga trupat ruse, familjarët në lot bashkohen me të vegjlit e tyre

- Advertisement -

Tashmë 31 fëmijë ukrainas janë bashkuar me familjet e tyre, pasi ishin rrëmbyer nga trupat rusë gjatë luftës.

Familjarët të cilët prisnin me padurim fëmijët e tyre pritën për orë të tëra në ankth për mbërritjen në vendin e tyre pas shumë kohësh.

- Advertisement -

Të përlotur ata përqafuan të vegjlit e tyre, të cilët prej kohësh nuk ishin pranë familjarëve të tyre.

Iniciativën për kthimin e fëmijëve tek familjarët e tyre e ka marrë organizata humanitare “Save Ukraina”.

- Advertisement -

Pas këtij misioni drejtuesi i shoqatës deklaroi se njëri prej misioneve u finalizua, pavarësisht vështirësive të panumërta.

“Rrugëtimi ishte i vështirë. Me çdo mision, numri rritet, njëkohësisht edhe numri i orëve që familjet shpenzojnë në këto raste. Për më shumë se 14 orë ka pasur marrje të shumta në pyetje”, Mykola Kuleba- drejtues i shoqatës “Save Ukraine”.

Sipas raportimeve fëmijët janë marrë në rajonet e Khersonit dhe Karkivit, por tashmë u kthyen në Ukrainë.

- Advertisement -

Ndarja e fëmijëve ukrainas nga familjet e tyre ka çuar në ngritjen e akuzave për krime luftë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.

Muajin e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime lufte ndaj Presidentit rus dhe komisioneres për të Drejtat e Fëmijëve, lidhur me dyshimet për rolin e tyre në transferimin dhe deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara ukrainase drejt Rusisë.

Top Channel

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -