Një ditë pas hapjes zyrtare të parkingut nëntokësorë përballë Katedralës, në kryeqytet, kanë nisur problemet.
Në foto të publikuar nga qytetarët në rrjete sociale, shihet se uji nga reshjet e shiut është futur në parking.
Qytetarët dyshojnë në cilësinë e punës që është bërë aty.
“Parkingu i ri nëntokësor i kryeqytetit qysh në fillim me rrjedhje t’ujit, Dyshoj shumë në punën profesionale që është bërë aty”, thuhet në një postim në Facebook nga “Vrojtuesit e Lagjës”.
Kujtojmë se ankesa kryesore e qytetarëve ishin çmimet e larta.
Ky parking ishte projekt i Komunës së Prishtinës, dhe vlera e tij përllogaritet të jetë rreth 12 milionë euro.