10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pas më shumë se 10 orësh në SPAK, flet Aishe Haklaj: Kam ende besim te drejtësia

- Advertisement -

Prej orës 8 të mëngjesit të ditës së sotme, motra e Fatmir Haklajt, Aishe Haklaj është paraqitur pranë ambiemteve të SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurorët.

Aishe Haklaj ka qëndruar në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, sëbashku me avokatin e saj Idajet Beqiri.

- Advertisement -

Para mediave ajo foli shkurt, duke mos dhënë asnjë informacion rreth asaj çfarë ka deklaruar në prokurori, për shkak të lodhjes por edhe sekretit hetimor.

“Me gjithë respektin e madh për mediat që keni kryer detyrën tuaj dhe keni qenë pushteti i vetëm të cilët kemi mundur t’i drejtohemi deri tani. Besimi ynë është ende në SPAK dhe GJKKO. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka duhet të ruhet. Ne kemi këtu njeriun e besuar të familjes, avokatin Idajet Beqiri që ndoshta do t’ju japë më shumë”, tha Aisha.

- Advertisement -

Nuk dihet shkaku ende shkaku zyrtar i thirrjes së saj pranë ambienteve të institucionit, por mësohet se motra e Haklajve ka pasur një flet thirrje në kuadër të një hetimi.

Dyshohet se ajo është marrë në pyetje për kallëzimin që ka bërë për Sali Berishën dhe 14 persona të tjerë, që sipas saj kanë marrë pjesë në ekzekutimin e katër vëllezërve të saj.

Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.

- Advertisement -

Po ashtu, ajo u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni se kush mund të kishte dhunuar varret e tre vëllezërve të saj në Tropojë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -