Pas largimit të serbëve nga institucionet, ministri i Qeverisë: Rrnoftë Republika e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar me një shkrim të shkurtër pas vendimit të serbëve që të largohen nga institucionet e Kosovës.

“Rrnoftë Republika e Kosovës”, ka shkruar Çeku në Twitter.

-Advertisement-

Për këtë çështje reagoi edhe shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, i cili ka thënë se vendimi i serbëve të Kosovës për t’u larguar nga institucionet është i nxitur nga Serbia.

Presidenca reagon pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës

Serbët e Kosovës vendosën të shtunën të largohen nga institucionet e Kosovës. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq dha dorëheqjen.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha se këto vendime për largimin dhe pezullimin e institucioneve mbeten në fuqi deri në momentin që “Prishtina të fillojë të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe marrëveshjet e dakorduara në Bruksel”.

Rakiq ka kërkuar pezullimin e vendimit për targa dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, tha Rakiq.

Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit në qeverinë e Kurtit.