20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Pas ‘kallamoqit’, Ganimete Musliu del në teren në Vushtrri

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, edhe këtë vikend ka dalë në teren ku ka parë nga afër punën e bujqve të Vushtrrisë.

Konkretisht ajo së bashku me drejtorin e Bujqësisë në komunën e Vushtrrisë kanë vizituar fshatin Druar ku janë takuar me bujqit atje.

Postimi i saj:

Këtë fundjavë zgjodhem të ju prezantojmë punën dhe djersen e bujqëve dhe fermerve nga Vushtrria.

Bashkë me Drejtorin Ergin Sungur bashkëbiseduam dhe u njoftuam me hallet e problemet dhe kërkesat e tyre por u kënaqem poashtu me produktet e prodhimeve qe me krenari na i prezantonin këta njerëz të vyeshem.

Fillimisht u ndalem në Druar tek Besimi, burrë i ndershem e i sinqert i cili bënte punë vetmohuese e asnjëher nuk kishte përfituar asnjë ndihmë nga shteti.

Bashkë me Besimin na u bashku rdhe Esati i cili ishte ai qe na ftoi te shohim nga afer begatitë e Druarit dhe djersen e ketyre njerëzve punëtor. Edhe Esatipo ashtu ka te mbjellura disa hektar me grure e miser.

Të fundit
Lajme të lidhura