8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

​Pas dorëheqjeve, policët serbë po dorëzojnë armët, uniformën dhe mbesin të papunë

Policët serbë kanë filluar sot nga ora 8:00 të dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre në stacionin policor në veri të Mitrovicës.

Në fotografitë e publikuara nga RTK ata me vete kanë çanta ose qese, në të cilat kanë vendosur edhe armët zyrtare, të cilat janë duke i dorëzuar.

- Advertisement -

E brenda, pjesëtarë të administratës së policisë, nën vëzhgimin e Zëvëndëskomandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hotit, janë duke dorëzuar pistoletat.

- Advertisement -

Pas mbushjes së formularëve dhe protokollimit të tyre, tashmë ish pjesëtarët e Policisë së Kosovës të konunitetit serb, largohen si të papunë.

Gazetari i RTK-së, Hysni Demaku, deklaron se ka provuar disa herë të kontaktojë e bisedojë me ta, për të kuptuar aspektin emocional të tyre, pasi bashkë me uniformën dhe pistoletën, ata po braktisin edhe vendin e punës.

Megjithatë, ai tregon se reagimet e tyre janë shumë të vrazhda dhe është gati e pamundur të bsiedohet. Sipas tij, kjo vrazhdësi nuk është vetëm në drejtim të gazetarëve të mediave shqiptare, por edhe atyre serbe.

- Advertisement -

Në katër konunat e Kosovës në veri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, veprojnë rreth 300 pjesëtarë të Policiasë së Kosovës, e që janë kryesisht të komunitetit serb.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -