12.1 C
Pristina
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Pas anuIimit të mbIedhjes me AIbin Kurtin, Donika GërvaIIa i kundërpërgjigjet Edi Ramës me këto fjaIë

- Advertisement -

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive shqiptare.

- Advertisement -

Ajo ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, përmes një thënie të babait të saj, heroit Jusuf Gërvalla, përcjell Bota sot.

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.

- Advertisement -

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”-Jusuf Gërvalla-“, ka shkruar ministrja në një postim në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se është anuluar mbledhje mes dy qeverive, e paraparë të mbahej të mërkurën.

Siç bëri të ditur Rama në një konferencë për media, nuk u dakorduan me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për ndryshim të formatit.

- Advertisement -

Ndërsa, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se mbledhja u anulua në mënyrë të njëanshme.

“Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por, është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -