13.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Pas 162 orëve nën rrënoja, ekipi i FSK-së shpëton një 13 e një 50-vjeçar në Turqi

- Advertisement -

Tërmeti i së hënës goditi qytetin turk Kahramanmaras, me një fuqi prej 7.8 ballë ndërsa u përcoll dhe me një tërmet prej 7.5 ballë pas nëntë orësh, duke u shndërruar kështu në fatkeqësinë më të madhe në dekada.

- Advertisement -

Pas kësaj Kosova ka dërguar ekipin kërkim-shpëtimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, të cilët janë duke ju ndihmuar popullit turk.

Burimet e mediave nga ushtarët e FSK-së që gjenden në Turqi, kanë bërë të ditur se gjatë ditës kanë nxjerrë edhe dy persona pas 162 orëve nën rrënoja.

- Advertisement -

Sipas tyre njëri person është i moshës 13-vjeçare, ndërsa tjetri i moshës 50-vjeçar.

Ditë më parë Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -