-4.6 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 18:33

Parashikimi i motit për nesër

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se ditën e diele do të ketë mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

IHMK njofton se reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, por që shtrirja e tyre si zakonisht nuk do të jetë uniforme për shkak të specifikave gjeografike që ka vendi ynë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve të automjeteve ju rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”.

Të fundit

Të tjera nga rubrika