-0.5C
Pristina
27 Janar, 2021 - 14:27

Paraqitet rezoluta për shkarkimin e Trumpit

Përfaqësuesit nga radhët e Demokratëve në Dhomën së Përfaqësuesve kanë dorëzuar rezolutën, me anë të së cilës kërkojnë shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, pak ditë para se të përfundojë mandati i tij.

Këtë rezolutë, Demokratët e mbështesin të neni i Kushtetutës, duke e akuzuar Trumpin për nxitje të kryengritjes, pas hyrjes së përkrahësve të Trumpit me dhunë brenda në Kongres. Demokratët konsiderojnë që Trumpi shtyu turmën që të protestojë dhunshëm.

Ekipi i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, që vjen nga radhët e Demokratëve, kërkon që nëpërmjet rezolutës t’iu bëhet thirrje zëvendëspresidentit Mike Pence dhe zyrtarëve të kabinetit që të aktivizojnë amendamentin e 25-të për shkarkimin e presidentit.

Projektligji prej katër faqesh bazohet në deklaratat e rrejshme të vetë Trumpit lidhur me humbjen e tij në zgjedhje nga demokrati Joe Biden; presioni i tij mbi zyrtarët e shtetit të Gjorgjias për të gjetur më shumë vota në favor të tij; dhe tubimit të tij para Shtëpisë së Bardhë para marrjes së kontrollit të Capitolit, ku i kishte nxitur mijëra mbështetës të luftonin deri në fund.

Në legjislacionin e propozuar thuhet se Trumpi ka rrezikuar rëndë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të institucioneve qeveritare. Aty thuhet gjithashtu se Trumpi kërcënoi integritetin e sistemit demokratik, ndërhyri në bartjen paqësore të pushtetit dhe tradhtoi besimin.

Propozuesit vlerësojnë se “Trumpi do të vazhdojë të mbetet kërcënim për sigurinë kombëtare, demokracinë dhe Kushtetutën nëse lejohet në pushtet”.

Jim McGovern, kryetar i Komisionit për Rregulla në Dhomën e Përfaqësuesve, ka deklaruar për televizionin CNN se demokratët presin që të mërkurën të votohet shkarkimi i presidentit republikan.

Ai është i bindur se shumica do ta votojë kërkesën demokrate kundër Trumpit.

Të fundit

Të tjera nga rubrika