11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Paralajmëron Albin Kurti: Në Kosovë mund të ketë Iuftë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë edhe një herë se nuk përjashtohet mundësia që në Kosovë të ketë Iuftë.

- Advertisement -

Ai, një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list”, ka përmendur stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë, derisa thotë se do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se s’do të ketë kurrë më konfIikt.

“Nëse nuk ka përgatitje për Iuftë, atëherë pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake që i kanë pasur janë quajtur ‘Mburoja Sllave’ dhe ‘Vëllazëria Sllave’”, citohet të ketë thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

Shefi i qeverisë tha se përderisa serbët ëndërrojnë për Kosovën si pjesë e Serbisë, ato ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë.

- Advertisement -

Gjëja më e rrezikshme, sipas Kurtit, është se lidershipi i Serbisë e konsideron Rusinë ‘nënën’ tyre dhe kjo krijon rrethana në Ballkan me shumë rrezik dhe ankth.

Një deklaratë të tillë kryeministri kosovar e kishte dhënë edhe për të përditshmen italiane “La Repubblica”.

“Episodi i parë, rrjedhojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini ishte Ukraina. Nëse do të ketë një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një Iuftë e tretë të ngjajë në Ballkanin perëndimor, e në Kosovë veçanërisht, janë shumë të larta”, kishte deklaruar Kurti në intervistën e dhënë në muajin gusht.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -