11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Paralajmërohet përsëri rritje e produkteve ushqimore

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj ka thënë se ndërprerja e energjisë elektrike po u shkakton probleme të mëdha në prodhim.

Sipas tij, me mungesë të energjisë elektrike do të ketë prapë ngritje çmimesh.

- Advertisement -

Ai tha se çmimi i karburanteve dhe sasia e harxhuar e karburanteve që po e përdorin për rrymë po ndikon që humbjet të jenë shumë të mëdha.

“Ndërprerja e energjisë elektrike po na pengon shumë. Pa paralajmërim na ndalin sa herë që dëshirojnë. Dhe pastaj thonë se kanë meremetime të rrjet të cilat përherë janë imagjinare dhe asnjëherë nuk kam pasur rast ta kem të sqaruar nga e KEDS se ku po ekzekutohen ato punime”.

“Çmimet i kemi ngritur pak, por prapë me këtë mungesë të energjisë elektrike duhet të bëjmë ngritje tjetër. Është një problem tjetër sesa do të jetë në gjendje ta përballojë konsumatori dhe sa do të jemi konkurrues por një zgjidhje duhet ta bëjmë”.

- Advertisement -

“Humbjet janë shumë të mëdha sepse çmimi i karburanteve sa është dhe sasia e karburanteve po ndikon”. /EO

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -