13.3C
Pristina
5 Mars, 2021 - 11:32

Paralajmërohet ‘goditja’ e rëndë për PDK-në: Kjo e pret me 14 shkurt

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mungesa e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike për PDK-në.

Krejt kjo situatë, sipas tij, e ka mobilizuar PDK-në.

Kjo ka krijuar një mllef tek elektorati i PDK-së dhe ka krijuar një situtat të vështirë.

Tash e kam përshtypjen se ky mllef është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike.

Unë e kam parë kohët e fundit në fushatë, është bërë aktiv edhe një pjesë e vetëranëve të PDK-së të cilët nuk i kam parë prej 2014-të, kjo situatë e ka mobilizuar elektoratin e PDK-së”, ka thënë Hoxhaj

Por analisti politik, Faton Mehmeti shprehet se kjo nuk do të ndikojë në rritjen e PDK-së më 14 shkurt.

Faton Mehmeti

PDK nuk pritet të ketë rritje, maksimumi i saj është të mbetet në rezultatin e zgjedhjeve të fundit, megjithëse e shoh të vështirë një gjë të tillë.

Natyrisht se mos prezenca e Hashimit dhe Kadriut është hendikep, edhe me nismën që po bën çdo gjë që të merr vota nga PDK, kështu që kjo parti pritet të ketë rënie”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, Nisma Socialdemokrate po mundohet të përfitojë nga elektorati i PDK-së.

Enver Hoxhaj nuk është figurë e pëlqyer as nga vet elektorati i PDK, për shkak të qëndrimeve të tija të kaluar andaj UÇK.

Kështu që Nisma po mundohet ta luftoj PDK pikërisht në këtë mënyrë,.

PDK nuk ka sjellë reforma të cilat do të mund të ngisnin këtë parti, ajo vetëm sa ka legjitimuar figura të saja të konsumuar tashmë”, thekson Mehmeti.

Për fund, analisti Mehmeti shprehet se PDK do të pësojë debakël në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pritet një debakël i PDK, e cila do të merr goditje të fortë, me Enver Hoxhajn që pritet, ose minimalisht, duhet të jep dorëheqja nga u.d detyre.

Pas zgjedhjeve, PDK do të futet në zgjedhje të brendshme, me goditjen fatale që do e merr me 14 shkurt”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

Të fundit

Të tjera nga rubrika