fbpx
-1.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Paralajmërimi i xhaxhait të Visart Cengut: Nëse Kobra lirohet nga burgu, përballet me reagim tonë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Visart Cengu u përcoll sot për në banesën e fundit në Kukës. Ai kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit.

Pasi kaloi natën e ndërrimit të viteve me familjen, prindërit dhe tre motrat, të hënën u nis për në Prizren me dy shokë për një darkë. Por mbrëmja në lokalin e natës “Kobra” në Prizren rezultoi fatale.

Dyshohet se Dibran Hoxhaj pas një sherri në lokal e qëlloi duke e lënë të vdekur dhe i plagosur mbeti shoku i tij. Xhaxhai i viktimës, Besim Cengu në një intervistë për “5pyetjet.al” rrëfen detaje të tjera të pathëna.

- Advertisement -

Ai ka një paralajmërim nëse autori i krimit, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” do të dalë nga qelia, sikur ka ndodhur më parë për krimet për të cilat është akuzuar.

Përse shkoi nipi me dy shokët në Prizren?

Nipi ka qenë emigrant. Është kthyer nga Franca para një muaji. Është djali i vetëm. Pas festës në shtëpi me prindërit dhe tre motrat iku në Prizren me dy shokë moshatarë, që i ka edhe fqinj. Shkuan të konsumonin një darkë meqë ishin ditët e pushimit.

A mendoni se qëndron versioni që konflikti ka nisur për faturën?

- Advertisement -

Kjo është një version i atij djalit atje për të dalë nga situata. Është version i atyre. Këta kanë shkuar kanë ngrënë darkë dhe nuk kanë paguar faturën? Kjo është skandaloze. Nuk ndodh. Por ka një problem, personi që ka kryer krimin, është me më shumë se 35 precedentë.

A mendoni se do të ketë drejtësi apo autori do të dalë nga burgu sikur ka ndodhur më parë?

Fëmijët tanë nuk ishin të armatosur. Ai ka pasur truproja. Kur ke “mashën pse djeg duart”? Unë e njoh atë vend komplet. Të gjitha lokalet në periferi të Prizrenit janë të infektuara, ose janë lokale nate, shfrytëzohen prostituta dhe e dyta aty është edhe elementi i krimit, armës. Këta (djemtë) nuk e kanë ditur këtë formë, kanë shkuar për një darkë dhe ngecën në atë vend.

- Advertisement -

Çfarë ndodh nëse autori del nga burgu?

Unë e njoh shumë mirë situatën aty. Ne jemi në një periudhë ku duhet të zgjojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qytetare por edhe qeverisje së dy krahëve, që duke lënë këta njerëz jashtë, këta me siguri do të ndikohen negativisht tek krahu tjetër. Nëse do ta nxjerrës vrasësin e djalit me siguri do të nxitet krahu tjetër. Kur merret masa amortizohet situata. Ky nuk është kërcënim. Duhet drejtësi.

Kurrë më figura të kësaj natyre. Janë mbeturina orientale. Personi ka mbi 10 vite ecën edhe i veshur si oriental, po përdhos edhe mentalitetin religjioz, futet në xhami dhe falet, na jep mend ne. Kjo është e tmerrshme. Ky është personi, që ka menaxhuar një femër me një emër arme (Kallashi). Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori unë jam stërnip.

Nëse nga pala tjetër do të kishte iniciativë, do t’i prisnit për ta dëgjuar?

Nuk e besoj. Nëse gjykoj këtë veprimin e fundit të atij djalit, nëse e gjykojmë se ka ardhur si rezultat i një kulture edukimi nga ajo familje, është shumë e vështirë me pasur burra prej atyre me ardhur me diskutuar. Ne nuk jemi familje patriarkale. Ne edhe tolerojmë edhe gjykohet, edhe di të flasë dhe gjykojë. Ne nuk do të fillojmë luftën.

Ne jemi një komb, popull dhe mentalitet, ky është rast i veçuar. Nuk mund të na komandojnë këta njerëz. Këta kokëqethur, me zinxhir sa një gisht në qafë. Mjaft më me këta njerëz. Nuk mund ta ngrenë zvarrë popullin si ky ordiner. I mbylli derën vëllait. I kanë mbetur tre motra, prindi dhe nëna e vet krahëthatë. Si mundet që të dalë prapë ky njeri dhe të qarkullojë prapë, kjo do të ishte skandaloze. Dobësia më e madhe e shtetit në Kosovë.

- Advertisement -

Të fundit

A është e rrezikshme të pish kafe me stomakun bosh?

Shumë njerëzve u pëlqen të pinë kafe në mëngjes. Megjithatë, disa të tjerë pohojnë se pirja e kafesë me...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -