Papa Franceskut i ishte bërë dhuratë një makinë luksoze e personalizuar tipi Lamborghini që iu dhurua në Vatikan nga drejtori ekzekutiv i markës së veturave luksoze Stefano Domenicali, transmeton Gazeta Metro.
Një të mërkurë të vitit 2017 kompania italiane vendosi ti bëj dhuratë Papës një veturë luksoze Lamborghini Huracan me vlerë përmbi 200 mijë dollarë por ai vendosi ta shesë atë dhe shuma e mbledhur u dha për bamirësi.
Papa kishte bekuar veturën luksoze dhe zgjodhi 3 shoqata të bamirësisë të cilave iu dhanë paratë. Njëra nga shoqatat e zgjedhura merrej me asistimin e komunitetit krishterë në Irak të cilët u dëmtuan shumë nga terroristët islamik të ISIS.
Drejtorët e Lamborghinit e prezantuan veturën speciale e cila kishte detaje nga ari brenda dhe shpejtësi përmbi 200 kilometra në orë./gazetametro.net