fbpx
-0.7 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Pamje të rënda nga vendi ku qentë e mbytën gazetarin serb

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Vladan Radosavljeviq (62), gazetar dhe analist, vdiq nga kafshimet e tmerrshme të qenit në “Velika Ivanča” afër Mlladenovacit më 3 janar. Prokuroria dhe policia janë duke hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti, dhe siç raporton Veterina Beograd, bëhet fjalë për qentë e pronarëve të cilët janë mësuar të grisin njerëzit. Skenat në vendin e ngjarjes, ku ndodhi sulmi, janë edhe sot të frikshme.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd njoftoi sot se i kishte dhënë urdhër Prokurorisë Themelore Publike në Mlladenoc që të mbledhë të gjitha informacionet për sulmin me qen ndaj Radosavljeviq më 3 janar në Velika Ivança, i cili vdiq si pasojë e kafshimit.

VIDEO Jezivi prizori na mestu gde su psi nasmrt izujedali novinara: Ovde su zveri napale muškarca i njegovu suprugu

- Advertisement -

Fillimisht përcaktohet nëse qentë janë në pronësi, kush është pronari i qenve dhe pse kanë qenë jashtë oborrit, njoftoi Prokuroria e Lartë.

Veterina Beograd bëri të ditur se bëhej fjalë për tre kafshë, një Stafford dhe dy raca të përziera, të cilat kishin një jakë në qafë me numrin e telefonit të pronarit. Të tre kafshët janë përkujdesur në këtë institucion dhe Veterineri thotë se janë mësuar të grisin njerëzit.

Siç shihet edhe në vend, edhe sot ka gjëra të shpërndara dhe gjurmë gjaku.

- Advertisement -

Meqë ra fjala, Vladan Radosavljeviq është një nga themeluesit e Rrjetit Produksional “Mreža”, ka punuar si gazetar dhe analist.

Nga sulmi u plagos edhe gruaja e tij, e cila u përpoq ta mbronte.

- Advertisement -

Të fundit

Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë

Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kurti nuk e implementon Asociacionin e komunave me shumicë...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -