22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Pamje nga Veriu: Bllokohen rrugët me kamionë e cisterna, ndezet alarmi

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

Po ashtu, sipas informacioneve nga terreni, në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.

Sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.

Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë, po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.

Lexo Edhe:

Diabeti shërohet për 7 ditë! Lexoni recetën para se të hiqet

Gjenerali i lartë amerikan lëshon paralajmërim: Ushtria kineze është bërë …

Ndërkaq, sirena janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, që rëndom lëshohen kur ka ndonjë organizim.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Qeveria ka thënë se më 1 gusht do të nisë lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë. Ky dokument do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi. /Rel

Share Now

LAJME NGA INTERNETI

Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!
ProstaGenius

Dhimbja e këmbëve dhe venat varikoze zhduken pas 3 ditësh!
Varydex

Ky është truku sekret për këdo që të humbasë 1.23 kg në ditë
GoSlim

Nje zgjidhje pak e ditur per te eleminuar variçet
Varydex

Të tjera nga rubrika

Mërgimtarët shqiptarë që po vinin në Kosovë mbesin të bllokuar në Jarinje

Situata në veri: Policia e Kosovës njofton se janë mbyllur pikat e kalimit në Jarinje dhe Bernjak

SHBA dhe Evropa mes zjarresh të fuqishme

Përfundon takimi në Rashkë, Petkoviq e imponon Asociacionin si kërkesë të serbëve

Vdes Fisnik Panxha, ideatori i Festivalit të Gastronomisë

Sirenat dhe bllokimi i rrugëve në Veri, KFOR’i del për të monitoruar

Te fundit

Mërgimtarët shqiptarë që po vinin në Kosovë mbesin të bllokuar në Jarinje

Messi starton në finalen e Super Kupës së Francës

Situata në veri: Policia e Kosovës njofton se janë mbyllur pikat e kalimit në Jarinje dhe Bernjak

Chelsea po punon në finalizimin e dy transfereve

SHBA dhe Evropa mes zjarresh të fuqishme

Përfundon takimi në Rashkë, Petkoviq e imponon Asociacionin si kërkesë të serbëve

Ky portal mirëmbahet nga Gazeta Express sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lajme
Shqipëri
English
Maqedoni
Op/Ed
Sport
Roze
Shneta
Shkurt e Shqip
Muzike
TV/Film
Yjet
Impresum
All rights are reserved

Gazeta Express 2022

Të fundit
Lajme të lidhura