fbpx
0.3 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Pamje në Skënderaj nga momenti kur ish-ushtari i UÇK-së shpëton familje nga vërshimet

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Skënderaj u godit me fatkeqësinë më të madhe që nga pasIufta, shkruan portali rajoni.org.

Kjo shkaktoi aktivizimin pa asnjë hezitim të shumë vullnetarëve, për t’ju dalë në ndihmë familjeve të prekura.

Në mesin e këtyre vullnetarëve ishin edhe ata, që të njëjtin aktivizim e praktikuan edhe në kohën shumë më të keqe se kjo në Iuftën e vitit ’99.

- Advertisement -

Njëri ndër ta është ish-ushtari i UÇK-së, Agron Kajtazi, i cili përveç që ishte në moshë të hershme prezent në Iuftën për çlirim, po vazhdon ende ta aplikojë humanizmin e tij aty ku është nevoja për bashkëvendasit e për vendin e vet.

Në këto kohë të këqija, ai u gjend pranë drenicasve, duke shfaqur heroizimin e tij barabartë me policët. Kajtazi rrëfen për portalin “Rajoni” se si ai me disa policë evakuan mbi 40 persona në Skënderaj:

“Menjëherë pas informacioneve qe moren, aktivistet dhe vullnetaret, dolën në ndihmë, për të parë se ku është e nevojshme të ndihmohet.

Unë bashk me oficeret policor, dolën në rrugë dhe në ndihmë andej ka shihej se ka rrezik për verrshime.

- Advertisement -

Evakuimet po i merrnin Menjëherë në fund të fshatit Kastriot, duke vazhu ne klladernicë e Kopiliq të epërm.
Uji po merrte çdo gje me vete, policia kërkoj ndihem e qytetareve, me automjete të mëdha, qe mund të funksiononin në ato kushte.

Aqë i shpejtë ishte reagime, deri sa shumë shtepi i kishte marr uji dhe ende nuk e dinin se ishin në rrezik.

Duke evakuuar disa familje në Klladernicë, kalonim rreth vijës së ujit, duke parë çdo shtepi nga afer ,ku perfshihej nga dallgët.

- Advertisement -

Në kopiliq të Epërm, një familje 9 anëtareshe kishte mbet e ngujuar, deri sa dyert e oborrit u hapet nga vullnetaret dhe u ndihmuan me krah deri ne Gjip e pastaj ne kojshi ku mund te ishin të sigurt.

Madje duke u futurë në çdo shtepi për të parë mos ka mbet kush në rrezik dhe të ndihmohen ne evakuim.

Nga 2 oficer policor dhe unë, u evakuan të sigurt pa asnjë ekces, mbi 40 persona.”, tha Kajtazi./Rajoni.org/

VIDEO KËTU

- Advertisement -

Të fundit

“Kurti të kërkojë garancione, çfarë nëse këta tërbohen si në Bosnjë dhe duan më shumë se Asociacioni”

Gazetarja Alisa Braho vlerëson se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkoj garanci nëse arrihet marrëveshja për themelimin e Asociacionit,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -