17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Pamje me video: Majmuni e kap vajzën për flokësh, pasi kjo ia godet rrethojën

Në internet është publikuar një video me pamje shqetësuese, ku një majmun i mbyllur në një hapësirë të rrethuar me tela ia kap flokët një vajze që po e godiste rrethojën, duke mos e lëshuar disa sekonda.

Videoja, tregonte majmunët që qëndronin të ngjitur në telat e gardhit dhe e tërhoqën vajzën drejt tyre duke e kapur nga flokët, derisa ajo bërtiste.

Fatmirësisht ajo arriti të shpëtonte nga ata dhe nuk u duk se pësoi lëndime.

Incidenti filloi kur vajza po mbante celularin e saj në njërën dorë dhe tentoi të regjistronte veten duke ‘goditur’ lehtë pjesën e gardhit me tela ku qëndronte njëri nga majmunët.

VIDEO KËTU

Të fundit
Lajme të lidhura