13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Pamje: Gjesti i madh i Muriqit, u ndal ta ndihmonte kundërshtarin kur i tërë ekipi i tij po festonte

- Advertisement -

Vedat Muriqi ka dëshmuar se nuk është vetëm futbollist i madh, por edhe njeri shumë i madh, pasi tregoi kujdes për kundërshtarin e vet që nuk ndihej mirë në barazimin e Mallorcas 3:3 me Real Valladolidin të dielën në Laliga.

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Kosovës shënoi dy gola, përfshirë një nga penalltia në kohën shtesë, për ta shpëtuar Mallorcan nga disfata kundër Valladolidit në Jose Zorrila Stadium.

Pasi e barazoi rezultatin për herë të parë duke shënuar me kokë në minutën e 53-të, Muriqi nuk e festoi golin e epërsisë pesë minuta më vonë kur shënoi Manu Mornales.

- Advertisement -

Sepse sulmuesi nga Prizreni e pa mesfushorin kundërshtar Roque Mesa duke rënë në tokë pothuajse pandjenja, pasi nuk po ndihej mirë nga një goditje e topit në kokë që e mori nga një gjuajtje paraprake.

Ish-ylli i Lirisë dhe Lazios u ndal për ta ndihmuar futbollistin spanjoll, i cili pas pak çastesh u çua në këmbë dhe vazhdoi.

- Advertisement -

Muriqi i ka shënuar 12 prej 25 golave të Mallorcas në 28 ndeshje në La Liga deri tani këtë sezon.

Ky ishte dygolëshi i tij i parë në kampionatin spanjoll.

Pirati, siç njihet kosovari pasi i feston golat duke e mbuluar me dorë njërin sy, është njeriu kryesor i skuadrës dhe jo vetëm i sulmit të Mallorcas. Ai është përgjegjës për prodhimin e 50 për qind të golave të skuadrës së trajnerit meksikan Javier Aguirre.

“Shpresoj se mund të shënoj më shumë gola dhe kështu të jem në gjendje ta ndihmoj ekipin. Tani do ta kemi mendjen më të qetë për ta siguruar mbijetesën”, tha Muriqi pas ndeshjes.

“Ne është dashur ta fitonim me lehtësi këtë ndeshje. Kemi mund të fitonim, por në fund mbetëm me një pikë, që nuk është keq, por kur e shikon sa shansin e kishim, është për keqardhje”, shtoi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -