29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Pamje: Fermeri hero shpëton fshatin nga zjarri me këtë veprim

Një veprim aktiv është ndërmarrë nga një fermer në Angli, për të “zbutur” flakët shkatërruese që po i afroheshin shtëpisë së tij, duke u djegur tashmë në rrugën e tyre të paktën 20 hektarë tokë në juglindje të vendit.

Me një teknikë të thjeshtë por të zgjuar, Bill Alexander nga Kenti ishte në gjendje të ndalonte flakët që afroheshin me shpejtësi në fshatin Lenham Heath.

- Advertisement -

Fermeri “heroi” pasi hyri në traktorin e tij, filloi të lëronte arën e tij përgjatë frontit të zjarrit, duke krijuar kështu një llogore, e cila shërbente si një “mur” për zjarrin.

Pamjet nga video e publikuar nga Daily Mail janë befasuese.

- Advertisement -

Rezultati ka qenë i suksesshëm, pasi zjarri është shuar pas 90 minutash, ndërsa banorët e trembur të zonës janë dërguar në një vend të sigurt.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -