Vrasja e Liridona Ademajt, vazhdon të jetë një rast me shumë diskutime nëpër Kosovë.
Prokuroria ende vazhdon të jetë në fazën e hetimeve, dhe nuk dihet sa larg është ngritja e aktakuzës.
Në anën tjetër, vëllai i Liridonës së ndjerë, Leonardi pas një kohe të gjatë ka takuar dy djemtë, nipat e tij.
Fjala është për fëmijët e Liridonës, e cila dyshohet të jetë vrarë me urdhër të bashkëshortit, Naim Murseli.
Fotografitë i ka publikuar Nacionale, nga takimi që është bërë në qendrën në Suedi ku fëmijët po qëndrojnë nën mbikëqyrjen e shtetit.