11.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pamje e rrallë në kamera: Lloji i avionit ushtarak që NATO përdori për të suImuar forcat serbe më 1999’ën

- Advertisement -

The Northrop B-2 Spirit, një lloj i avionit ushtarak i cili u përdor nga Aleanca Veriatlantike (NATO) për të suImuar caqet serbe në Kosovë më 1999’ën, ishte kapur në kamera nga një foto-reporter amerikan.

- Advertisement -

Monico Garza, fotoreporter në mediumin lokal të Salt City të SHBA’ve, kishte kapur në aparatin profesional Nikon me lente 3000 mm për afrim avionin bombardues B-2 Spirit, i cili shpeshherë është i padukshëm në radar.

Mediumi i cili kishte raportuar për këtë gjë, thotë se një gjë e tillë është e vështirë të shihet çdo ditë.

- Advertisement -


“U shokova nga ajo çfarë kapa në kamera,” tha Garza. “Në radarin që përdora për ta kontrolluar prezencën e avionit ushtarak, ata ishin të padukshëm”.

“Këto aeroplanë kanë një distancë goditjeje prej 11 kilometrash. Kur fluturuan kundër forcave serbe në Kosovë gjatë misionit të tyre të parë rreth 20 vite më parë, ata fluturuan edhe përmes Misurit, mbushën ngarkesat e tyre dhe më pas u kthyen mbrapa”, kishte deklaruar tutje ai.

Megjithëse ishin dizejnuar fillimisht për bombardues bërthamor, B-2 u përdor për herë të parë në Iuftimin e hedhjes së mjeteve të zakonshme jo-bërthamore në luftën në Kosovë më 1999’ën nga NATO.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -