11.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Pamje apokaliptike nga Rusia, hiri vullkanit ngrihet deri në 20 mijë metra lartësi

- Advertisement -

Mëngjesin e së martës, vullkani Shiveluch shpërtheu në rajonin lindor të Rusisë Kamchatka, duke ngritur në qiell një re të madhe, e cila ka mbuluar zona të tëra, ndërsa pluhuri vullkanik ka pushtuar fshatrat.

- Advertisement -

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë të tmerrshme, ndërsa hiri vullkanik është rikthyer në rrezik dhe për fluturimin e avionëve.

Një ekspert ka paralajmëruar se shpërthimi i vullkanit Shiveluch mund të ketë pasojë edhe më të rënda se Eyjafjallajökull në Islandë në vitin 2010, i cili shkaktoi pezullimin më të madh të fluturimit të avionëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

- Advertisement -

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë i Degës së Lindjes së Largët të RAS tha se një përcaktim rreziku “i kuq”, niveli më i lartë, është lëshuar për aviacionin dhe se ekziston rreziku i rrjedhave të nxehta të lavës që bllokojnë rrugët, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

“Rrjedhat e lavës së shkrirë mund të udhëtojnë deri në 20 kilometra dhe të bllokojnë autostradën Petropavlovsk-Kamchatsky-Ust-Kamchatsky”, tha instituti, sipas TASS.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -