13.1C
Pristina
3 Mars, 2021 - 19:03

Pallaska: Kurtin e mbështeti Zhizheku – marksisti që mund të bëj eksperiment duke na cytur kundër Amerikës

Avokati, Dastid Pallaska ka reaguar pasi që kryetari i VV-së, Albin Kurti tha se është përkrahur nga 77 akademikë ndërkombëtar për të udhëhequr me Kosovën.Pllaska ka thënë Kurtin e mbështeti edhe filozofi slloven, Slavoj Zhizhek i cili është Marksist, dhe me këtë mund të bëj eskperiment duke na konfrontuar me Amerikën.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot lideri i Lëvizjes Vetëvendosje na tregoi që 77 “akademikë ndërkombëtarë,” në krye me filozofin slloven Slavoj Zhizhek, paskan mbështetur kandidaturën e tij për Kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.Ky është një tregues interesant dhe shumë domethënës i asaj që na pret gjatë qeverisjes së Zt. Kurti:

Zhizhek deklarohet si MARKSIST hegelian. Interesimi i tij dhe i bashkëmendimtarëve të tij për qeverisjen në Kosovë sugjeron se politikat dhe idetë e tij marksiste do të gjejnë zbatim nën qeverisjen e Zt. Kurti.

Zhizhek ka mbështetur edhe Presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2016. Këtë – siç e ka pranuar edhe ai vetë më vonë – nuk e bëri sepse kishte përafërim ideologjik me Presidentin Trump por sepse e dëshironte një eksperiment politik dhe kulturor në SHBA – dhe kaosin shoqërues – pasi që kjo do të shkaktonte një “zgjim të madh” në shoqërinë amerikane.

Mbi këtë bazë, duket se gjatë mandatit qeverisës të Zt. Kurti do të jemi edhe RAST STUDIMOR për Zhizhekun dhe bashkëmendimtarët e tij.Duke qenë se jemi produkt i asaj që e majta ekstreme e cilëson si imperializëm amerikan nuk do të befasohesha nëse pjesë e këtij “eksperimenti shkencor” do të ishte edhe cytja e lidershipit të vendit për konfrontim me SHBA-të, përkatësisht me idetë liberale të ekonomisë së tregut dhe demokracisë që përfaqësohen nga SHBA-të.Nuk mund të thuhet që Zt. Kurti nuk na ka paralajmëruar për këtë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika