8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Pali është heroi im: Reagimi emocionues i Arbana Osmanit pas suImit ndaj Top Channel

- Advertisement -

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë kriminale ku mbeti pa shenja jete 61-vjeçari Pal Kola.

Osmani shkruan se Shqipëria nuk meriton të përgjaket nga terrori, urrejtja dhe vandalizmat. Ajo i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës dhe shkruan se Pali është heroi i saj dhe qindra kolegëve gazetarë.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Sot, me vrasjen e Palit te ndjerë, jemi vrarë nga pak të gjithë ne. Jo vetëm ne që në atë vend kalojmë më shumë kohë se në shtëpitë tona dhe mund të ishim duke dale nga puna në atë moment; por të gjithë ne si qytetarë të kësaj Shqipërie që nuk meriton të përgjaket nga terrori, urrejtja dhe vandalizmat.

- Advertisement -

Këto 24 orë kanë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi, dhe nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemëratën që ndiej.

Por është kjo media e cila në të gjithë këto vite na ka shpërblher edhe me një publik dashamirës, frymëzues e solidar.

Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam Falenderuese gjithmonë.

- Advertisement -

Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar 3 femijët e Palit që sot humbën babain, përveçse të lutem që Zoti t’ju japë forcë te përballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegëve. Bashkë do jemi më të fortë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -