15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Pak para se të largoheshin/ Reuters: Diplomatët iranianë në Shqipëri dogjën dokumentet

Diplomatët iranianë u larguan ditën e sotme nga vendi ynë, pas vendimit të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Stafit të ambasadës i ishte lënë kohë deri në orën 12:30 për t’u larguar, ndërsa para kësaj ata janë siguruar që të “zhduknin” çdo informacion të klasifikuar. Sipas Reuters, diplomatët iranianë dogjën dokumentet në orët e para të mëngjesit të sotëm.

- Advertisement -

Një dëshmitar tha për ReutersReuters se ka parë “një burrë brenda ambasadës duke hedhur letra në një fuçi të ndryshkur dhe flakët ndriçonin muret e ambasadës trekatëshe”.

Nuk dihet se çfarë kishte në përmbajtje të atyre dokumenteve, ndërsa pas largimit të gjithë stafit, në godinën që ishte marrë me qira nga ambasada, hynë forcat e anti-terrorit ku zhvilluan një operacion të plotë kontrolli.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -