14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Pahor: S’pajtohemi me Vjosën për Asociacionin, Kosova duhet ta zbatojë Marrëveshjen

Presidenti slloven Borut Pahor, në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se s’pajtohen për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pahor tha se Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel.

- Advertisement -

Siç thashë më herët, Kosova dhe Sllovenia kanë këndvështrime të njëjta por mes meje dhe Vjosës ka edhe diferenca sa i përket impelementimit të marrëveshjeve të arritura.Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte edhe impelementimi i marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Unë mendoj se koleges time, Vjosës i kam thënë se pres që pavarësisht siç e mbështes të drejtën ligjore dhe Gjykatën Kushtetuese të gjindet një zgjidhje për implementimin e kësaj marrëveshje”, tha ai.

Por, Presidentja Osmani është shprehur sërish kundër zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin, pasi ajo marrëveshje e cenon rendin kushtetues të Kosovës.

“Lista e marrëveshjeve që Serbia s’i ka zbatuar është e gjatë. Serbia në vitin 2013 ka nënshkruar obligimin që t’i zhbëjë të gjitha strukturat ilegale në Kosovë, jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por përkundrazi vazhdon t’i fuqizojë ato. Sa i përket obligimeve që Kosova ka marrë, Kosova ka zbatuar 99% të obligimeve dhe ekziston një që që se ka zbatuar, Marrëveshja e Asociacionit për një arsye fundamentale sepse ajo marrëveshje bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, tha Osmani.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -