14.1 C
Pristina
Saturday, October 1, 2022
- Advertisement -

Pacolli: Si duket po e kalojmë krizën energjetike më mirë se shumë shtete të tjera

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala e ka konfirmuar se do të ketë përmirësime të reduktimeve të rrymës nga fillimi i muajit të ardhshëm. Siç ka njoftuar Buzhala, blloku kthehet në funksion më 1 shtator.

- Advertisement -

Sipas tij, ky përmirësim i furnizimit me energji elektrike vije në bazë të informatave që kanë nga KEK-u, si rezultat i rikthimit nga remonti të njësisë B2 të Termostatit Kosova B.

“Kufizimet e energjisë elektrike janë vazhdimisht që nga e hëna e kaluar deri sot, kanë qenë rreth dy orë… Presim që të ketë përmirësim pasi që… në bazë të informatave që kemi nga KEK-u pritet të rikthehet nga planifikimi mirëmbajtja e planifikuar vjetore, njësia B2 e Termostatit Kosova B dhe do ta stabilizojë mjaftë situatën”, thotë ai.

E këtij lajmi i ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila e ka krahasuar krizën energjetike të Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Pacolli ka thënë se po e kalojmë krizën më mirë se shumë shtete të tjera.

“Gjendja te ne nuk është siç po trumpetojnë disa. Po duket se do t’ia dalim ta kalojmë krizën më mirë se shumë shtete tjera”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të enjten ka shpallur gjendje krize për 30 ditë në sektorin e energjetikës. Por, ka gjasa që kjo gjendje të zgjasë më gjatë.

Ndërkohë në Kosovë, KEK raporton se ditëve në vijim do të ketë përmirësim të furnizimit me energji elektrike.

Gjendja te ne nuk është siç po trumpetojnë disa. Po duket se do t’ia dalim ta kalojmë krizën më mirë se shumë shtete tjera 💪.

#QeveriaKurti”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -