3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Pacolli kërcënohet nga “shteti islamik”: Do t’iu sulmojmë në shtëpi, në familje, në çdo gjë

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli njoftoi se është kërcënuar me jetë nga një person.

- Advertisement -

Pacolli në një postim në Facebook, ka publikuar mesazhin kërcënues duke thënë se i njëjti lidhet me një raportim në medie që nuk ka asgjë të bëj me të dhe me punën e saj si deputete. Këtë kërcënim Pacolli tha se e ka lajmëruar në Polici.

“Mënyra se si u raportua rasti nga Nacionale dhe Berat Buzhala për interesa personale e me qëllim të denigrimit të personalitetit dhe reputacionit tim si deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE ka nxitur urrejtje e dhunë ndaj meje”, shkruan mes tjerash deputetja.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

FOTO GALERI
Sot mora një kërcënim të cilin e raportova menjëherë në polici. Kërcënimi lidhet me një rast që u raportua këtyre ditëve dhe i cili nuk ka të bëjë asgjë me mua e as me punën që bëjë dhe nuk më përfshinë mua në asnjë rrethanë.

Mënyra se si u raportua rasti nga Nacionale dhe Berat Buzhala për interesa personale e me qëllim të denigrimit të personalitetit dhe reputacionit tim si deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE ka nxitur urrejtje e dhunë ndaj meje.

- Advertisement -

Për çdo mesazh kërcënues që marr do ta informoj menjëherë policinë dhe kushdo që përdor emrin tim për këtë rast apo raste tjera që nuk kanë të bëjnë me mua si person privat apo publik do të ngriti padi.

Unë jap përgjegjësi publike vetëm për veten time dhe për aktivitetin tim publik

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -