9.5C
Pristina
26 Shkurt, 2021 - 22:43

OVL-UÇK: Ditëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Iuftës ka thënë se kohëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Specialja.

Kryetari në detyrë i kësaj organizate, Faton Klinaku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se nga kjo gjykatë të cilën ata e cilësojnë si politike mund të ftohet secili ushtar i UÇK-së.

Kohëve të fundit është shpeshtuar ardhja e ftesave nga gjykata speciale.

Qëndrimi jonë si OVL e UÇK-së ka qenë dhe është se nga një gjykatë politike mund të ftohet secili pjesëtar i UÇK-së.

Iufta për liri është e drejtë e çdo populli të robëruar dhe nuk ka gjyq që e dënon. Para bankës së akuzës duhet të gjendet pushtuesi serb e jo Iufta jonë çlirimtare”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, sot gjyqtari i Procedurës Paraprake ka kundërshtuar kërkesën për lirimin e ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.

Avokati i tij, Ben Emmerson, kishte parashtruar më herët një kërkesë të veçantë për lirimin e Veselit, mirëpo që argumentet e prezentuara nga ai janë hedhur poshtë nga gjykata.

Të fundit

Të tjera nga rubrika