6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Osmani: Ky shtet mban vuIën e famiIjes Jashari, Kurti: Adem Jashari sot është gjaIIë veçanërisht te ushtarët e FSK-së

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1998.

- Advertisement -

Osmani tha se ajo ngjarje e ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës dhe “i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popull”, raporton Gazeta Express.

“Kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të 3 mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që i kemi edhe sot mes nesh”, tha ajo, duke shtuar se “ne u detyrohemi atyre”.

- Advertisement -

“Do ta nderojmë kujtimin për ta duke ruajtur dhe kultivuar vlerat për të cilat ata ranë”, tha presidentja.

Ndërsa Kurti tha se komandanti Adem Jashari është i gjallë në ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot.

“Ai është gjallë edhe sot, veçanërisht sot dhe veçanërisht te ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha ai.

- Advertisement -

Kurti tha se duke marrë pjesë edhe nëpër stërvitje dhe operacione ndërkombëtare, FSK-ja “është realiteti ynë që po e aktualizon vizionin e Adem Jasharit për ushtrinë e Kosovës”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -