fbpx
11.6 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Osmani, Kurti, Konjufca e Gërvalla ‘kokë më kokë’ për veriun: Jemi në koordinim të plotë me shtetet aleate

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, me të cilët ka diskutuar për situatën e tensionuar në veri.

- Advertisement -

Në njoftimin e shkurtër, thuhet se katër liderët kanë theksuar përkushtimin e institucioneve të vendit për mjedis të sigurt, përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të ploteë me shtetet aleate.

“Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla-Schëarz lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Gjatë takimit u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë”, thuhet në këtë njoftim.

Vlen të theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 10 muaj afatin për zbatimin e vendimit për targat ilegale serbe.

- Advertisement -

Kjo kërkesë nuk është plotësuar deri tani nga Qeveria e Kosovës, e cila e ka ndarë në faza zbatimin e vendimit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -