20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Osmani, BIinkenit: Amerika shpëtoi jetën e popuIIit tonë, raporti me SHBA është ekzistencial

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë fjalën në takimin me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Ajo ia ka kthyer falënderimet Blinkenit duke iu drejtuar me fjalët se “popullin e Kosovës e ka shpëtuar Amerika”.

Më lejoni të filloj me një falënderim në emër të të gjithë popullit të Kosovës, jetën e të cilëve e ka shpëtuar Amerika.

Raporti me SHBA-të është ekzistencial edhe sot e kësaj dite kur jemi shndërruar në demokraci dhe kjo tregon se çka mund të arrijë bota demokratike e udhëhequr nga SHBA.

Sot jemi me Ukrainën, populli i Kosovës qëndrojnë me Ukrainën siç e kemi treguar duke miratuar sanksione në ditën e njëjtë që ka miratuar SHBA-të dhe BE-ja”, ka thënë Osmani.

Është bërë përpjekje që të destabilizohet Ballkani nga Rusia. Ne vazhdojmë të mbesim aleatë me SHBA-të dhe BE-të për të siguruar që këto gjëra të ndalohen në rajon”, tha ajo.

I mirëpresim për të diskutuar reformat në sundimin e ligjit dhe ju falënderojmë shumë për mbështetjen. Siç e dini, 23 vjet pasi çlirimit, është duke shkuar krah për krah me ushtarët amerikanë. Kosova është realitet i pakthyeshëm në të cilin ju keni ndihmuar që të realizohet”, tha ajo.

Të fundit
Lajme të lidhura