fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Osmani bashkë me GërvaIIën në Vatikan, do të takohen me Papën

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Presidentja Vjosa Osmani sot udhëtoi për vizitë në Shtetin e Vatikanit dhe në Itali.

Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.

- Advertisement -

“Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera”, njoftoi Presidenca.

“Gjatë qëndrimit në Romë, presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej”, thuhet në komunikatë.

Vatikani nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të fundit

Video emocionuese: VogëIushi i gëzuar që u nxorr nga gërmadhat e tërmetit, Iuan me ekipin shpëtues

Në Siri një grup vullnetarësh ka nxjerrë të gjallë një fëmijë të vogël dhe kanë publikuar një video emocionuese. I...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -