2.9 C
Pristina
21 Janar, 2021 - 22:51

Orteku i borës në Kelmend merr përpara makinën, ja çfarë e shpëtoi mjekun

Zona e Kelmendit në Shkodër ka patur probleme si pasojë e reshjeve intensive të dëborës.

Si pasojë e stuhisë së dëborës ka patur edhe orteqe, të cilat kanë sjellë dëme materiale.

Siç raporton gazetari i Ora News në Shkodër, Bepin Kolvataj, orteku i i borës, gjatë natës ka marrë përpara një automjet, në pronësi të mjekut të zonës.

Por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz pasi makina është ndalur nga një pemë.


Nderkohë, si pasojë e motit të rënduar, në zonën e Vermoshit dhe Lëpushës ka pasur probleme të shtuara me furnizimin me energji elektrike.

Të fundit

Të tjera nga rubrika