Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe për kërkesën e opozitës për mbajtje të zgjedhjeve të reja parlamentare.
Ai ka theksuar se as Qeverisë e as Opozitës nuk u konvenojnë zgjedhjet e reja parlamentare.
“Opozita herë kërkon dorëheqjen time herë shkarkimin tim e herë zgjedhje. Zgjedhjet nuk i konvenojnë askujt, opozitës nuk i konvenojnë se humb, qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet se zhduket opozita dhe ne s’duam të jemi pa opozitë”, ka theksuar Kurti./GazetaBlic