16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Olluri i ‘propozon’ Qeverisë të themelojë Zyre të Kujdesit për ServiIët

Gazetari Parim Olluri, i ka propozuar Qeverisë së Kosovës të themelojë një Zyre të Kujdesit për Servilët, pasi sipas tij serviliteti ndaj pushtetit është tejet i hapur në shoqëri.

Ai në një postim në Facebook ka përmendur rastin e gazetarit dhe njëherazi simpatizuesit nga mërgata të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Mekuli.

- Advertisement -

Meqe serviliteti ndaj pushtetit eshte tejet i perhapur ne shoqeri, do te ishte mire qe Qeveria me themelu nje Zyre te Kujdesit per Servilet. Ne rastet sikurse sot qe eskaloi Gezim Mekuli, dikush nga ZKS-ja e therret per konsultim,” shkroi ai.

Më tutje Olluri tregoi edhe çfarë pyetje mund të ju bëhen Mekulit kur të ‘thirret’ për konsultime.

”Ia bene disa pyetje: A je mire, o vella? Mos je kah nine zana? Buke a mujte me hanger gjate dites? A ki nevoj me ta dergu dikend me te ba muhabet?,” përfundoi ai.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -