Pas takimit që kishte realizuar me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, kishte paralajmëruar se për 72 orë do të bënte të ditura “masa serioze” kundrejt Kosovës pas veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës në Veri, ku janë mbyllur institucionet paralele në 4 komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Kreu i shtetit serb, të premten në orën 18:00 do të mbajë një konferencë për media, ku pritet të flasë për “masat serioze”, shkruan Danas.
Siç citon Danas disa tabloide serbe, në tavolinë “është” edhe opsioni i shpalljes së disa pjesëve të territorit të Republikës së Kosovës si të “okupuara”.
Qe prej vitit 1999 në Serbi thuhet se Kosova “është e okupuar nga NATO”./Express/