14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Ofensiva ukrainase operacion propagandistik për ta mashtruar armikun, si ra Rusia në kurth

The Guardian shkruan se forcat ruse u turpëruan nga sulmi në rajonin e Kharkivit, pasi ishin përgatitur për ofensivë në jug

Ofensiva në jug të Ukrainës, të cilës iu dha shumë-publicitet, ishte një fushatë dezinformuese për të larguar vëmendjen e Rusisë nga ofensiva reale që po përgatitej në rajonin e Kharkiv, kanë thënë forcat speciale të Ukrainës.

- Advertisement -

Forcat ukrainase po vazhdojnë të bëjnë përparime të papritura dhe të shpejta në veri-lindje të vendit, duke rimarrë më shumë se një të tretën e rajonit të pushtuar të Kharkiv për tre ditë.

Kthimi i territoreve nga ana e Ukrainës u konfirmua edhe nga ministria ruse e mbrojtjes të shtunën.

Ndërsa zyrtarët ukrainas thanë se ” ishte një operacion i madh dezinformimi special,” tha Taras Berezovets, një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, i kthyer në oficer shtypi për brigadën Bohun të forcave speciale të Ukrainës.

- Advertisement -

“Rusia mendoi se do të jetë në jug dhe i lëvizën pajisjet ushtarake. Pastaj në vend të jugut, ofensiva ndodhi ku më së paku e prisnin, kjo u shkaktoi panik dhe ata ikën” tha ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -