28.3 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Oda Amerikane i bën një kërkesë Kuvendit për ligjin e tërheqjes së pareve nga Trusti

Oda Amerikane ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të mos votojë tërheqjen e kursimeve pernsionale.

Sipas kësaj ode të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk duhet të jetë përgjigje në sfidat aktuale ekonomiko-sociale të vendit.

Kjo odë ka thënë se nuk mbështesin nisma që e gërryejnë perspektivën për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit.

“Oda Amerikane thekson se pavarësisht autoritetit të tyre, deputetët e Kuvendit të Republikës kanë përgjegjësi që të nxjerrin politika të cilat garantojnë dhe përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme mirëqenien e qytetarëve, prandaj nuk mbështet nismat të cilat gërryejnë perspektivën për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit”, thuhet në komunikatë.

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet projektligji për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.

Të fundit
Lajme të lidhura